
Po sikur jeta të jetë veç një ëndërr?
Po sikur të jetë veç një ëndërr për të luajtur dhe për t’u kënaqur?
Imagjino sikur e gjithë jeta të jetë thjesht një lojë!
Një lojë ku fitojnë vetëm ata që kënaqen më së shumti.
Vetëm ai që argëtohet mund ta zhvillojë avatarin e vet deri në formën përfundimtare.

Për të arritur çfarëdo, duhet ta shijosh. Duhet të jetë qejf, përndryshe është thjesht punë — dhe puna është e mërzitshme, e ne nuk durojmë gjatë gjëra të mërzitshme.
Me këtë në mendje, mund ta shikoj veten në sy dhe ta them troç: sapo diçka e humbte lezetin, kishte marrë fund.
Pavarësisht gjithçkaje, fundi ishte afër.
Kurrë s’kam qenë i gatshëm të investoj gjatë në diçka që s’më pëlqente.
Pa marrë parasysh përfitimin — para, dashuri, status apo çka të duash — nëse s’ka qejf, e lëshon.
Dhe kur e mendoj këtë, e kuptoj qartë edhe se programimi ynë është aq anti-qejf, saqë tingëllon absurde.
Mendo veç për një moment: shkolla, puna, institucionet, qeveria — super serioze. S’ka vend për qejf.

Në anën tjetër: mendo familjen, mendo darkat e zakonshme familjare — super serioze.
Mendo lidhjet: gjithçka nisi sepse bëtë qejf bashkë, e pastaj hyri në lojë jeta reale. Domethënë, wtf ndodhi? Si u bëmë kështu?
Gjithçka sillet rreth kryerjes së punëve: termine, para, rritje, zhvillim, plane, e kështu me radhë…
Nuk jam kundër kësaj, madje jam super pro, por mendoj se po na mungon diçka.
Po na mungon diçka, e jo pak!
Dhe ato janë këto momente të vogla mes gjithë kësaj: idetë spontane, çiltërsia, të përkëdhelurit e vetes dhe heqja dorë nga pritshmëritë se si duhet të na shohin të tjerët.
Të veprosh për t’u pëlqyer, s’është të jesh
Mendoj se si fëmijë kurrë s’kemi pasur problem të argëtohemi vërtet — qejf i madh gjithë kohën. Prandaj koha ishte aq e parëndësishme: e matnim me qejf, jo me orë.

Jam pothuajse i sigurt se kjo humbje e qejfit nis atëherë kur fillojmë të mos jemi më versioni ynë autentik. Momenti kur tabutë hyjnë në jetën tonë, momenti kur fillojmë ta luajmë lojën e statusit.
Nëse je i sinqertë me veten, atëherë e ke guximin të jesh — madje të bëhesh — sërish fëmijë.
Kur ishte hera e fundit që ke festuar diçka me gjithë zemër?
Kur je çuar nga tavolina dhe ke nisur të tregosh një barsoletë, krejt nga hiçi? Kur ishte hera e fundit që e ke befasuar partnerin?
Kur ishte hera e fundit që ke bërë diçka të çmendur?
Kur ishte hera e fundit që je veshur si për festë, pa pasur festë?
Kur ishte hera e fundit që ke bërë show për të gjithë të tjerët?
Kur ishte hera e fundit që ke luajtur me fëmijët e tu si i çmendur?
Kur ishte hera e fundit që ke luajtur me partnerin tënd?
A duhet të jetë e gjitha kaq serioze?
A duhet të jetë e gjitha kaq strikte?
A duhet të jetë e gjitha kaq e ngrirë?
Pse s’mund të bëjmë thjesht një festë?
Pse s’mund të luajmë video games gjithë natën?
Pse s’mund të dalim thjesht për një vrap?
Pse s’mund të dalim të festojmë?
Pse s’mund të dehemi?
Pse s’mund të marrim thjesht drogë?
Pse duhet të jemi normalë?
Pse duhet t’i bëjmë të gjithë të njëjtat gjëra?
Çka qëndron pas gjithë kësaj?
A e di çka është e çmendura: Asnjë GOAT s’është thjesht normal!
Asnjë njeri super i suksesshëm — burrë a grua — s’është thjesht normal.
Çmenduri, lodra, histori, njerëz, qejf!
Pse s’mund të kem qejf dhe të jem i suksesshëm?
Pse s’mund të kem një jetë super të çmendur dhe të kem familje?
Pse s’mund të jem i lumtur dhe plot dashuri?
Pse duhet të jemi kaq të ashpër me njëri-tjetrin?
Pse duhet të vëmë etiketa e të kufizojmë veten dhe të tjerët?
A duhet të jetë vërtet kështu?
A po e marrim veten tepër seriozisht?
A po e luaj unë ëndrrën?
Më shumë se dje, më pak se nesër.